Shtime, i vjedhin kuletën me para të gatshme

11:21 | 6 Prill 2021

Rreth orës 21:00, një person është sulmuar nga dy persona në kohën kur ai ishte duke ecur, me që rast i është vjedhur kuleta, shkruan arbresh.info.

Si pasoj e sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Rr. 14 Dhjetori, Shtime, 05.04.2021 – 20:30. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë duke ecur këmbë në rrugë e kishin sulmuar dy persona të panjohur dhe me forcë ia kishin marrë kuletën në të cilën kishte pas para të gatshme. Si pasoj e sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, nuk raportohet për të arrestuar. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara