Presidenti shqiptar, Ilir Meta ka deklaruar se marrja e nënshtetësisë shqiptare nga shtetasit kosovar për të përfituar nga liberalizimi i vizave do të mund të sillte pezullim të vizave dhe për Shqipërinë.
“Marrja e nënshtetësisë shqiptare për t’iu gëzuar liberalizimit të vizave s’e zgjidh problemin e zhbllokimit të proceseve integruese të Kosovës. Shqipëria është nën monitorim nga vendet e zonës Shengen të Bashkimit Evropian mbi plotësimin e detyrimeve për liberalizimin e lëvizjes së lirë. Një lëvizje e pakonsultuar në këtë drejtim mund të sillte pezullimin e vizave edhe për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Mund të mos ishte tepër produktive pavarësisht nga qëllimi i mirë pozitiv dhe ndihmues që ka një propozim i tillë”, është shprehur Meta për RTK-në, përcjellë Top Channel.
Kushtëzimin e liberalizimit të vizave të Kosovës me demarkacionin, kreu i shtetit shqiptar e quan një kushtëzim jo të drejtë, pasi Kosova i ka plotësuar të gjitha detyrimet që burojnë nga udhërrëfyesi.
“S’është e drejtë që pas kaq vitesh qytetarët e Kosovës të jenë të vetmit në Ballkanin Perëndimor që të mos i gëzohen liberalizimit të vizave. Po të varej prej meje dhe për dëshirën e institucioneve të tjera të Shqipërisë kjo gjë do të ishte bërë që dje e jo që sot. Kjo nuk është një zgjidhje, as afatshkurtër dhe as afatgjatë për qytetarët e Kosovës”.
Presidenti Meta tha më tej se duhen shtuar përpjekjet për të zhbllokuar çështjen e liberalizimit të vizave, si dhe duhet punuar me mirëkuptim dhe mirëbesim me Malin e Zi, por dhe me BE për çështjen e demarkacionit.
Prania e NATO-s në Kosovë vlerësohet thelbësore për stabilit...
Veldin Hoxha me një supergol barazon rezultatin
Lladrovci nga stadiumi: Jemi këtu për fitore, për Kosovën dh...
Deputeti i VV-së: Osmani e ka shkelur Kushtetutën “me të dy ...
Maduro në Gjykatën e New York/ Kërkon rrëzimin e akuzës për ...
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i ...