Shtatë persona të lënduar në tre aksidentet e ndodhura në magjistralen Pejë-Prishtinë

20:00 | 9 Qershor 2021

Shtatë persona janë lënduar në tre aksidente që kanë ndodhur pak më herët ne magjistralen Pejë-Prishtinë.

Në këto aksidente janë përfshirë 12 vetura.

Kështu ka bërë të ditur për arbresh.info, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Në tetë ditët e fundit policia ka shqiptuar 13 mijë e 319 gjoba për kundërvajtje.

Policia apelon tek qytetarët që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor.

“Më herët u njoftuam për tri aksidente në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (tek Kroi i Mbretit). Në tri aksidentet janë përfshirë dymbëdhjetë vetura dhe si pasojë e aksidenteve deri në këto momente, shtatë persona janë deklaruar se kanë pësuar lëndime.

Policia e Kosovës apelon, kërkon nga pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor, polica ka shtuar masat dhe aktivitetet për të rritur sigurinë në trafik. Ndaj kundërvajtësve po zbatohet zero tolerancë, kështu këto ditë kemi numër rekord të ndëshkimeve për shkelësit e rregullave të trafikut. Për tetë ditë të shkuara, janë 13 319 gjoba të shqiptuara, aktivitete do të vazhdojnë, POR kërkohet nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik respektim i rregullave të trafikut, në mënyrë që rrugët tona të jenë më të sigurta”./arbresh.info/

Lexo edhe:

Policia jep detaje për tri aksidentet e ndodhura në magjistralen Pejë-Prishtinë – Arbresh.info

Lexo edhe:

Aksident në magjistralen Pejë-Prishtinë – Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara