Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se për herë të parë në është kryer procedura e kateterizimit në zemër tek një fëmijë i moshës 14 vjeçare.
Në njoftim thuhet se procedura është kryer nga mjekët e Klinikës së Pediatrisë, në bashkëpunim me ata të Klinikës së Kardiologjisë.
“Fëmiu L.S. ishte diagnostikuar me hipertension arterial të ngritur dhe është bërë ekzaminimi invaziv hemodinamik, me qëllim të zbulimit të ndonjë ngushtimi të arterieve”, thuhet në njoftimin për media.
Ekzaminimi Invaziv është kryer ne sallën e Hemodinamikës të Klinikës së Kardiologjisë .
Ndërsa ekzaminimi është kryer vetëm nga stafi vendor i mjekëve dhe infermierëve dhe procedura ka kaluar pa komplikime.
Kurse fëmija pas procedurës, është transferuar, në Klinikën e Pediatrisë./Arbresh.info/


Ron Raçi në “formacionin e javës” në Kroaci
Kurti dhe Abdixhiku takohen në ora 14:00
E dhimbshme: Ky është 18-vjeçari që vdiq tragjikisht në Mitr...
Edi Rama promovon aplikacionin ‘UnëDhuroj’ për r...
Dëmtohen tre aparate për pagesa në Fushë Kosovë, vidhen 200 ...
Tahiri: Një pajtim mes pozitës dhe opozitës për presidentin,...