SHSKUK: Është rikthyer në punë Rezonanca Magnetike në Klinikën e Onkologjisë

11:14 | 20 Janar 2023

Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se është rikthyer në punë Rezonanca Magnetike (MRI).

Sipas tyre kjo Rezonancë gjendet në Klinikën e Onkologjisë në QKUK.

“Është rikthyer në punë Rezonanca Magnetike (MRI), e cila ndodhet në Klinikën e Onkologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Aktualisht, në funksion janë dy Rezonancat Magnetike, të cilat janë duke punuar me kapacitet të plotë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale