ShSKUK: 80 pacientë të hospitalizuar nga Covid-19

12:17 | 15 Korrik 2021

Shërbimi Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat për Covid në QKUK dhe në spitalet rajonale janë duke u trajtuar 80 pacientë nga koronavirusi.

Sipas njoftimit, 32 janë të konfirmuar pozitiv me koronavirus, teksa një është në gjendje të rëndë.

Ndërkaq, 39 pacientë janë me oksigjeno-terapi.

Njoftimi i plotë:

Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 80 pacientë.

Sipas raportit të punës për datën 15 korrik, 32 janë të konfirmuar pozitivë, 1 në gjendje të rëndë, kurse 39 me oksigjeo-terapi.

Në QKUK janë të shtrirë 72 pacientë:

28 të konfirmuar me COVID-19

37 me oksigjeno-terapi

1 në gjendje të rëndë

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave

Klinika Infektive, 28 pacientë+ 3 pacientë post-covid nga Klinika e Pulmologjisë dhe 1 në gjendje të rëndë

Klinika e Pulmologjisë, 41 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 8 pacientë

4 të konfirmuar pozitivë

2 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Gjakovës, 2 pacientë

Spitali i Pejës, 3 pacientë

Spitali i Gjilanit, 3 pacientë

 

Lajmet më të lexuara