Mbi gjashtë muaj më parë ndodhi një përleshje brutale me grushta në “Black Lounge” të diskotekës “Joy” në Henstedt-Ulzburg.
Një shqiptar (22) e goditi disa herë me grushta sirianin (22), i cili pasi mori lëndime të forta në tru, pas disa ditësh vdiq, duke mos mundur t’u mbijetojë plagëve, shkruan kn-online.de.
Prokuroria e ka hetuar veprën penale për vdekje dhe ka kërkuar pesë vjet e katër muaj burg për shqiptarin, ndërsa avokati ka kërkuar një dënim jo më të rëndë sesa dy vjet, për shkak se shqiptari ishte në vetëmbrojtje.
“I padituri nuk deshte të vrasë viktimën,” përcjell albinfo.ch, deklaratën e avokatit. 22 vjeçari shqiptar në fillim të seancës kërkoi falje. Vendimi përfundimtar i Gjykatës në Kiel do vendoset në 2 maj.
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale