Shqiptari fitoi lotarinë, por gjithçka i shkoi ters më pas

10:30 | 15 Dhjetor 2017

Familja Rukaj ishte një grup emigrantësh shqiptarë të cilët ishin integruar në shoqërinë amerikane, ata madje edhe kishin themeluar biznese të ndryshme, shkruan portali arbresh.info.

Joseph Rukaj (Gjelosh) ishte një investitor i patundshmërive. Por në vitin 1990 gjithçka ndryshoi për të. Ai fitoi lotarinë e shtetit të Nju Jorkut me shumën prej 17.5 milionë dollarë.

foto-brenda-tekstit

Rukaj u zhvendos në lagjen e më të pasurve të Nju Jorkut. Këtu ai u takua me Rigaletta Nikaj me të cilën filloi një aferë dashurie, përkundër asaj që të dy ishin të martuar.

Lidhja e tyre zgjati për vite të tëra, madje patën edhe një vajzë së bashku.

Megjithatë kjo nuk është e tëra, sipas ciklit të dokumentarëve të “DiscoveryCrimesSeries”, Rukaj nuk donte që të bijën e tij ta rriste dikush tjetër dhe ta thërriste baba. Kështu që ai vendosi ta bëjë publike lidhjen jashtëmartesore.

Pas zënkës për kujdestarinë e vajzës, Gjeloshi përfundoi duke vrarë me armë zjarri Rigalettan e cila gjithashtu ishte me prejardhje shqiptare, si dhe vjehrrin e saj Markun.

Ngjarja ndodhi më 1 shtator, 1996 në Westchester. Kur kishte arritur policia në vendin e ngjarjes, Joe Rukaj i mbuluar në gjak ka thënë se ka vepruar në vetëmbrojtje, transmeton portali arbresh.info.

Kjo pasi siç kishte raportuar ‘New York Daily News’, Joe kishte thënë që familja Nikaj i kishin përgatitur atij pritë në përputhje me Kanunin e Lekë Dukagjinit që parashikon vrasjen e atij që çnderon familjen.

Më 21 mars të vitit 1998, Gjykata e Nju Jorkut e shpalli Gjelosh Rukajn fajtor për vrasje të shkallës së dytë të Mark Nikajt, ndërsa për vrasjen e Rigalettas u tha që ishte në vetëmbrojtje.

Rukaj u dënua me 25 vite deri në burg të përjetshëm. Në vitin 2017 ai do të ketë të drejtë të dalë në liri me kusht./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara