Shqiptarët janë më të diskriminuarit në tregun e punës në Gjermani. Këtë tregon një studim i realizuar mbi konkurrimet për vend pune nga organizata “WZB”, Qendra Shkencore për Hulumtimet Shoqërore, në Berlin.
Ajo krijoi disa kandidatë fiktivë, të cilët ishin nënshtetas gjermanë, të lindur në vitin 1992, rritur dhe shkolluar në sistemin shkollor gjerman. Ajo që i dallonte ishte origjina e prindërve, transmeton tch.
“Plot 6.000 aplikime fiktive u dërguan në vende të shpallura për 8 profesione të ndryshme, e të dhënat u analizuan në bazë të reagimeve apo mosreagimeve”, shkruan revista gjermane “Der Spiegel”.
Kështu, rezultoi se konkurrentët fiktivë me prejardhje shqiptare ishin më të diskriminuarit në tregun e punës në Gjermani. Konkurruesit me prindër gjermanë morën në 60% të rasteve përgjigje pozitive, ndërsa vetëm 51% e konkurruesve me prejardhje jogjermane morën përgjigje pozitive.
Konkurrentët me prejardhje nga Spanja kanë marrë deri në 73% reagime pozitive, duke kryesuar listën e diskriminimit pozitiv dhe duke ua kaluar madje edhe konkurruesve gjermanë.
Zjarri në Tiranë, katër persona dërgohen në spital të asfiks...
Agjenti i Calhanoglut shuan zërat: Hakan është mirë te Inter...
Më shumë se 10,000 trupa amerikane të përfshira në bllokadën...
Arrestohet një serb në veri për krime lufte në Kosovë
Kurti: Nga dhimbja e popullit tonë po lind një forcë që ndih...
Zjarr i madh në një ndërtesë në Tiranë