Në Klinikën e Otorinolaringologjisë të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës është shpëtuar me sukses jeta e një fëmiu 5-vjeçar, i cili kishte aspiruar një farë të paqëruar luledielli që kishte bllokuar rrugët kryesore të frymëmarrjes.
“Falë reagimit të shpejtë të ekipit kujdestar të ORL-së, i udhëhequr nga dr. Flamur Ukaj, otorinolaringolog, dhe bashkëpunimit të menjëhershëm me ekipin kujdestar të Anesteziologjisë , nga dr. Valmir Idrizi, u realizua me sukses ndërhyrja urgjente (trakobronkoskopi rigjid), me ç’rast u largua trupi i huaj dhe u shpëtua jeta e fëmiut”, thuhet në njoftimin nga ShSKUK.
Në ekip morën pjesë edhe instrumentarja e sallës së ORL-së dhe specializantët nga ORL dhe Anrsteziologjia.
Fëmija është në gjendje stabile dhe është lëshuar në shtëpi pa komplikime.
“QKUK, apelon tek të gjithë prindërit që të kenë kujdes të shtuar ndaj fëmijëve të vegjël, duke shmangur kontaktin me trupa të huaj si fara, kikirikë, pjesë të vogla lodrash etj., pasi mund të paraqesin rrezik serioz për jetën e tyre”, thuhet më tej në njoftim./Arbresh.info
Sulm masiv rus në Kiev, 10 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur
Izraeli goditi direkt impiantin bërthamor në Natanz
Mbappe në dyshim për ndeshjen ndaj Al Hilal
Guerot: Rruga drejt NATO-s e BE-së, përmes themelimit të Aso...
Me këto katër shenja të horoskopit do ta keni vështirë: Mbre...
Guerot e Rohde bëjnë thirrje për kompromis në krijimin e ins...