Një shpërthim ndodhi sot në oborrin e minierës së Trepçës në Stan Tërg, ku gjatë procesit të zbrazjes së hirit nga një cisternë, shpërtheu kapaku i kamionit.
Fatmirësisht, nuk u raportua për të lënduar nga ky incident.
Nga Shoqëria Aksionare “Trepça” pohojnë se incidenti ndodhi gjatë orës 10:15, gjatë kyçjes së zorrës së kamionit.
“Menjëherë është ndërhyrë nga ekipi teknik, janë kryer kontrollet e nevojshme, dhe është konstatuar se pajisjet ndihmëse (gypi i sillosit dhe zorra e zbrazjes) ishin funksionale. Sipas vlerësimeve fillestare, shkaktari i mundshëm është dobësimi i bulonave të kapakut, që ka lejuar rritjen e presionit dhe dëmtimin e tij”, thuhet në njoftim.
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit
“Drejtim i rrezikshëm, kushtetuta u shkel”, Haradinaj reagon...
Hamza: Kjo që ndodhi sonte është puç kushtetues, shkelja ka ...
LDK reagon ashpër ndaj seancës së VV-së për presidentin: Sab...
Khvicha: Ndihem shumë mirë, jam në formë të mirë – nes...