Qendra për Menaxhimin e Krizave në Maqedoni të Veriut sot gjatë ditës ka raportuar për shpërthimin e zjarrit në një pjesë të rrugës që të shpie për pikën kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, nga Bllaca për në pikën kufitare.
Në njoftimin e lëshuar para disa orëve thuhet se në aksion për të ndalë flakët morën edhe një helicopter.
“Helikopteri aktualisht është aktiv në terren dhe merr pjesë në shuarjen e zjarrit të madh që shpërtheu mbi rrugën kryesore Shkup – Pikë Kalimi Kufitar Bllacë”, thuhet në njoftimin e Qendrës për Menaxhimin e Krizave.
Sipas një videoje të publikuar nga Indeksonline, zjarri në këtë zonë shihet se është duke vazhduar edhe në orët e vona sonte.
Arbresh.info ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës për rastin në fjalë, por deri tani nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë për rastin në fjalë.
Moti me diell në vikend, IHMK kërkon kujdes për fëmijët dhe ...
Ferizaj: Pesë emigrantë ilegalë hasen në rimorkion e një kam...
DASH pritet të shkarkojë mbi 1 mijë e 300 punonjës
Bunkeri i Ulpianës po shndërrohet në një qendër arti dhe ku...
Evropa shënon rekord të ri të popullsisë me mbi 450 milionë ...
Gërvalla merr pjesë në ”Forumin e Dubrovnikut”