Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë ka shpërthyer një bombolë gazi dhe janë lënduar dy persona.
“Në rrethana të panjohura në një lokal ka shpërthyer një bombolë gazi me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj K/Shqiptarë. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raport.
Sipas policise, në vend të ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë shuar zjarrin./Arbresh.info/
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic