Numri një i Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka vizituar sot kryetarin e LR-PDSH-së, Ziadin Sela, i cili është duke u shëruar në spitalin e Tetovës, pas dhunës së ushtruar ndaj tij në Kuvendin e Maqedonisë më 27 prill të këtij viti.
Ahmeti tha se me këtë rast, nuk është frikësuar askush e as Ziadini, por ka patur efekt të kundërt dhe se ka qenë një akt i organizuar me qëllime të këqija.
”Nga gjithë këto lajme që dëgjuam sot jam më i gëzuar sepse Ziadini ishte në gjendje shumë të mirë dhe shpresoj që shumë shpejtë do të rikuperohet dhe do t’i kthehet jetës politike. Është e qartë që gjithë ky sulm ka qenë i organizuar, është e qartë që ka patur qëllime edhe më të këqija se ky epilog që e ka sot, por besoj që edhe për Ziadin dhe të tjerët vlen e njëjta gjë që nëse kanë mendura ta frikësojnë nga aktivizmi politik, unë mendoj se kanë bërë të kundërtën. Çfarë mundemi me bë sot është që të shprehim solidaritetin tonë, t’i themi Ziadinit që në momente të këtilla ne do të jemi gjithmonë bashkë. Shpresoj të mos përsëritet asnjëherë, por të jemi syhapur për gjithçka që ndodhë me shqiptarët në Maqedoni dhe gjithandej”, tha mes tjerash Shpend Ahmeti, Kryetar i Prishtinës, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ahmeti dhe Sela biseduan edhe për ngjarjet e fundit në Kuvendin e Maqedonisë, krizën në vend dhe për sfidat e partive shqiptare në rajon. Takimi zhgjati 30 minuta.
Vengu: Shqipëria e gatshme të rrisë kontributin në misionet ...
KQZ-ja del me njoftim të ri për procesin zgjedhor në përfaqë...
Hekuran Gashi nga LVV u drejtohet mërgimtarëve: Ju jeni ura ...
Manchester City fiton në fushën e Nottingham Forest
Anulohen mijëra fluturime në SHBA si pasojë e stuhisë
KFOR njofton për disa punime që po bëhen në kampin e Bondste...