Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se të gjitha ekipet e komunës janë në terren për shkak të vërshimeve në qytet.
Ai ka thënë se situata është stabile por tashmë janë duke u marrë me dëmet që ka shkaktuar shiu.
Ahmeti ka dhënë numrat kontaktuar nëse qytetarët kanë ndonjë emergjencë.
“Të gjitha ekipet e komunës , të drejtorisë së Shërbimeve Publike e Drejtorisë së Inspekcionit janë në terren për shkak të vërshimeve në gjithë qytetit. Situata është stabilizuar sa i përket rreshjeve por tash po merremi me dëmet dhe stuatat emergjente sikurse ajo në shkollen Ismail Qemajli. Për çdo emergjencë kontaktoni në numrat tonë 080012233 dhe 080012244”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit