Kryetari i Komunës ë Prishtinës nga Vetëvendosje, Shpend Ahmeti ka mohuar se është duke negociuar me AAK për kalimin e mundshëm të tij në këtë subjekt.
Ahmeti ka thënë për Telegrafin se nuk është duke zhvilluar negociata lidhur me këtë çështje.
“Nuk kam pas as nuk kam kurrfarë negociate me AAK-në. E kam thënë disa herë këtë të njëjtën deklaratë”, ka pohuar Ahmeti.
Ndryshe sot në media është raportuar se AAK është shprehur e gatshme që të ketë në AAK të pakënaqurit e VV-së, në mesin e tyre edhe Shpend Ahmetin.
Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit nga pozitat partiake brenda Vetëvendosjes kanë dhënë dorëheqje disa nga figurat kryesore të këtij subjekti, por zyrtarisht në VV thonë se nuk ka ndarje por pakënaqësi. /Telegrafi/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim