Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se lufta mes presidentit dhe qeverisë është papërgjegjshmëri para qytetarit. Ai ka kërkuar që qytetarët të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre që të qëndrojnë të sigurt.
‘’Nuk do duhej të kishim këso diskutime por është dashur të diskutohet për virusin pasi shifra arriti në 61. Gjumi natën nuk po i zë qytetarët duke mendur se si do të shkojnë punët, a do e marrin pagën, a do i prek virusi. Mënyra si po bëhet politika e bën qytetarin të pasigurt se cfare do të ndodhë me të’’, thotë ai.
‘’Nuk po mund të kuptoj se cfare po dojnë presidenti dhe qeveria. Në kushte normale qeveria do merrej me situatën deri sa nuk mundet më dhe pastaj bisedohet për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme. Në momentin e kufizimit të lëvizjes atëherë duhet të konsultohet me kuvendin’’.
‘’Përderisa njëri thotë dilni e tjetri jo kemi të bëjmë me politikanë të papërgjegjëshëm. Unë kërkoj që qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi. Jo pse po e thotë dikush, por mënyra më e mirë është të rrihet në shtëpi. Kjo është më e mira. Lërini kta cka bëjnë. Dëshiroj që qytetarët të rrinë në shtëpi pasi kjo është mënyra më e mirë me parandalu virusin’’./ DPT te Fidani
Dy shqiptarë të Maqedonisë së Veriut vdesin në një aksident ...
Gjilani deklason Prishtinën e Re, s’ka fitues në Klinë dhe M...
Luiz Ejlli hap Big Brother VIP Fan Club, prezanton Kiara Tit...
Abdixhiku premton 200 euro në muaj për të posalindurit
Izraeli miraton ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun P...
Witkoff takon ndërmjetësuesit për fazën e dytë të planit paq...