Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur publikisht Aktgjykimin kundër të akuzuarit S.G për veprën penale Nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore nga neni 346 të KPK-së dhe kundër të akuzuarit M.V për veprën penale Keqpërdorimi i besimit nga neni 269 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPK-së.
Përmes një njoftimi dërguar mediave, u bë e ditur se i akuzuari S.G është dënuar me dënim me burg në kohëzgjatje prej 6 muaj, dënim i cili nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari nuk kryen vepër penale tjetër brenda një viti.
“I akuzuari M.V është liruar nga akuza, pasi që nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale si në aktakuzë. I dëmtuari RR.B është udhëzuar në kontest civil për realizimin e kërkesës pasurore – juridike”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e Gjykatës Themelore.
I akuzuari S.G në cilësi të gjyqtarit të ish-Gjykatës Komunale në Prishtinë është akuzuar nga Prokuroria se ka kryer veprën penale Nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore nga neni 346 të Kodit Penal të Kosovës.
Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.
Gjyqi në Hagë, Rama: Drejtësia po dëmton Kosovën dhe luftën ...
Milani po planifikon një transferim gjatë verës për yllin e...
Nuk ka më dosje “Epstein”/ Departamenti i Drejtësisë: I publ...
Osmani: Në Hagë po gjykohen padrejtësisht edhe proceset tona...
Kurti: Do ta risjellim ligjin me çmime tavan, do ta frenojmë...
Kosova dhe Shqipëria riafirmojnë angazhimin në Bordin e Paqë...