Shkollat sot i kushtojnë orën e parë Pavarësisë së Kosovës

07:34 | 15 Shkurt 2019

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka marrë vendim që më 15 shkurt 2019, në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës, ora e parë e mësimit t’i kushtohet historikut të pavarësisë së Republikës së Kosovës, sakrificës së popullit shqiptar dhe kontributit të bashkësisë ndërkombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Këtë vendim, ministri Bytyqi e ka marrë në prag të 11 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, me qëllim të zgjerimit të njohurive të nxënësve për këtë ngjarje të rëndësishme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara