Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Asdreni” në Pejë, ku vijonte mësimet 5-vjeçari i cili humbi jetën mbrëmë si pasojë e vërshimeve, ka njoftuar se nesër nuk do të mbahet mësim.
Përmes një njoftimi në Facebook, thuhet se mësimi nuk do të mbahet për shkak të situatës së krijuar nga reshjet e shiut.
“Njoftohen nxënësit dhe prindërit se për shkak të situatës së krijuar në Lagjën “2 Korriku”, nga reshjet e shiut, nesër me datë 26.06.2023, nuk mbahet mësim. Të qëndrojmë s’bashku në këto ditë të vështira”, thuhet në njoftimin e tyre.
Ndryshe, shkolla “Asdreni” më herët përmes një postimi ka shprehur dhimbjen për dy viktimat në Pejë.
“Jemi të tronditur për rastin tragjik që ndodhi mbrëmë në Pejë si pasojë e vërshimeve, ku humbën jetën nxënësi jonë Dion Ademaj me nënën e tij Mirsadën. Sot, bashkëndjejmë thellë dhimbjen me familjarët e të humburëve dhe me të gjithë qytetarët e Pejës që u preken nga kjo fatkeqësi natyrore. Dion preku thellë në shpirt shokët dhe shoqët e klasës së bashku me mesuesën e tyre. I përjetshëm qoftë kujtimi për juve”, thuhej në njoftim.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës