Shërbimi Korrektues i Kosovës në kuadër të bashkëpunimit me Ambasadën Amerikane në Prishtinë, në veçanti nga Programin ICITAP&INL, ka pranuar donacionin e radhës nga Byroja për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL).
“SHKK gjatë këtij muaji nga INL ka pranuar donacion në vlerë prej 172.000 $, në të cilin përfshihen tri automjete transportuese, të cilat do të përdoren nga Njësia për Përcjelljen e të Burgosurve, 700 batanije, 200 llamba ndriçuese “Flash Lights”, si dhe set pajisjesh mbrojtëse për intervenime të shpejta kundër trazirave”, thuhet në njoftim, shkruan arbresh.info.
Dhurimi i këtij donacioni ka për qëllim rritjen e nivelit të sigurisë në transportimin e të burgosurve, sigurisë brenda institucioneve korrektuese, si dhe përmirësimin e kushteve të punës dhe ambientit brenda SHKK-së.
ICITAP&INL me donacionet e saj po vazhdon ta mbështes fuqishëm zhvillimin e SHKK-së, duke aspiruar në ndërtimin e një sistemi të avancuar, të pavarur, të sigurt dhe të vetëqëndrueshëm./arbresh.info/
Osmani ia dorëzon detyrën Haxhiut: Nuk do të jetë punë e leh...
Haxhiu i shkon me lule Osmanit në ceremoninë e dorëzimit të ...
Dorëzimi i mandatit, nis ceremonia në Presidencë
Paralajmëron CIA: Ngushtica e Hormuzit nuk pritet që të hape...
FIFA: Kosova vazhdon të rritet, marrin renditjen më të mirë ...
Irani i hapur për bisedime paqeje me SHBA-në, Araghchi: Duam...