Njësiti i Përcjelljes së Personave të Burgosur ka publikuar një video që tregon përkushtimin dhe disiplinën e këtij njësiti të veçantë.
Në videon shihet Njësiti i Përcjelljes së Personave të Burgosur se si i transportojnë personat me rrezikshmëri të lartë, shkruan Arbresh.info.
“Në këtë video, do të keni mundësinë të shihni përkushtimin, disiplinën dhe përgatitjen e lartë të këtij njësiti të veçantë, i cili garanton sigurinë dhe mbikëqyrjen e personave të burgosur gjatë transportimit të tyre.”, thuhet në njoftim.
SHKK thotë se nga Njësiti i Përcjelljes së Personave të Burgosur, ka siguri dhe profesionalizëm në çdo hap.
“Një punë që kërkon vigjilencë të vazhdueshme dhe bashkëpunim të ngushtë me institucionet e tjera të sigurisë dhe të drejtësisë. Një angazhim për siguri dhe drejtësi në çdo mision. Na ndiqni për të vlerësuar këtë shërbim të rëndësishëm dhe për të kuptuar përse siguria është gjithmonë prioriteti ynë më i madh!”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK