Shkarkimet politike të kryeministrit Hoti

08:31 | 18 Dhjetor 2020

Me tre qershor u votuat përbërja e qeverisë së re me kryeministër Avdullah Hotin.

Hoti erdhi në krye të ekzekutivit pas rrëzimit të qeverisë të drejtuar nga Albin Kurti, shkruan Arbresh.info.

Ndonëse Kurti ishte kritikuar që me të marr pozitën e kryeministrit e nise me shkarkime të shumta, për këtë hiç keq nuk po e lë as pasardhësi i tij, Avdullah Hoti.

Hoti si shef i qeverisë ka shkarkuar zyrtarë nga disa pozita të larta të sigurisë.

Edhe pse në vend situata me pandeminë Covid-19, nuk është e mirë Hoti po gjen kohë të merret me shkarkime.

Arbresh.info, sjell disa nga shkarkimet që i bëri Hoti dhe arsyetimi sipas tij që erdhi deri te shkarkimet:

Zyra e Kryeministrit të Kosovës me 16 tetor ka njoftuar që kryeministri Avdullah Hoti ka shkarkuar Rashit Qalajn nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Në njoftimin e ZKM-së thuhet se shkarkimi i tij është bërë duke u bazuar edhe në raportin e performancës së drejtorit.

“Në përputhje me kompetencat ligjore dhe bazuar në raportin e performancës për drejtorin e Policisë së Kosovës, sot Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Avdullah Hoti ka liruar nga detyra z. Rashit Qalaj, nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës”, potencohet në njoftimin e ZKM-së.

ZKM ka njoftuar se në përputhje me Ligjin për Policinë, kryeministri Hoti ka emëruar Samedin Mehmetin, ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas shkarkimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Rashit Qalaj, vendosuri që të shkarkoj edhe dy drejtor të tjerë, atë të Doganës së Kosovës dhe ATK-së.

“Në përputhje me kompetencat ligjore dhe bazuar në rekomandimet e Ministres së Financave, sot Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, ka marrë vendim për t’i liruar nga detyra ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Gjithashtu Qeveria ka njoftuar edhe për ushtruesit e detyrës së këtyre dy institucioneve.

“Në përputhje me ligjet përkatëse në fuqi, Kryeministri Hoti ka emëruar z. Bajram Rexha, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganës të Kosovës, dhe z. Ekrem Hysenaj ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Administratës së Kosovës.

Kryetari i Qeverisë, Avdullah Hoti, ka shkarkuar edhe dy anëtarë të Bordit të KEK-ut të cilës vetë i kishte emëruar në gusht të këtij viti, kjo pasi të njëjtit kanë shpërfillur vendimin e Qeverisë për të mos marrë pjesë në seminare si pasojë e situatës pandemike. Bëhet fjalë për Egzon Berishën dhe Hysen Fazliun që gjenden në Durrës. Të dy këta janë zëvëndësuar me dy emra të rinj me një vendim të cilin Hoti e ka marrë sot”, thuhej në arsyetimin e qeverisë.

Gjatë së enjtes kryeministri Hoti goditi edhe me një shkarkim tjetër në fushën e sigurisë.

Kreu i Qeverisë, Avdullah Hoti, ka kërkuar lirimin nga detyra të kreut të AKI-së, Kreshnik Gashi.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, i ka kërkuar z. Kreshnik Gashi, lirimin e detyrës së drejtorit të Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI)”, thuhet në njoftim.

Shkarkimet nga  kryeministrat janë bërë të shpeshta, pasi pas ndërrimit të çdo qeverie pozitat kryqe si në ndërmarrje publike ashtu edhe në institucionet e sigurisë shkarkohen zyrtarët për tu emëruar të tjerët, nga partia që drejton qeverinë.

 

 

Lajmet më të lexuara