Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, pas trajtimit të informatave për një aktivitet kriminal, sot kanë arritur të sigurojnë të dhëna se R.J. (1977) ka shitur barna pa banderola të Republikës së Kosovës.
I dyshuari ka arritur që të përfitojë materialisht dhe njëkohësisht ka rrezikuar shëndetin e pacientëve të cilët kanë konsumuar barnat e tilla.
Barnatorja është kontrolluar nga Inspektorët Farmaceutikë, kurse personi i dyshuar është shoqëruar në polici.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”. I dyshuari është intervistuar dhe me urdhër të prokurorit kujdestar i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë./arbresh.info/
Çka thotë Kushtetuta për zgjedhjen e presidentit
KEK: Kemi arritur marrëveshje që synon shmangien e rritjes s...
Njofton Kuvendi, vazhdimi i seancës së jashtëzakonshme nis n...
Miftaraj me ironi: Deputeti Bardiqi të kërkojë të largohen k...
VV merr edhe një paralajmërim, votimi pa 2/3 për Presidentin...
Ymeri: Seanca e mbrëmshme, testim që të vendoset Republika e...