Masat e ajrit me presion të lartë të cilat kanë përfshirë vendin, do të vazhdojnë të jenë të qëndrueshme edhe sot dhe nesër, duke kushtëzuar mot kryesisht me diell dhe të qetë.
Vranësirat kalimtare pritet të ketë vetëm përgjatë relievit malor, ndërsa pjesa tjetër e territorit mbetet nën ndikimin e rrezeve të diellit.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë në vlerat e larta, që nënkupton se nga ora 9-17 mundësisht të jemi sa më të kufizuar nga rrezet e diellit.
Kushtet agrometeorologjike do të jenë në favorin e bujkut, meqë prezenca e gjatë e insolacionit pas reshjeve të fundit, do të ndikoj pozitivisht në të gjithë florën. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...