Shfaqen fotografitë e Sony Xperia Z4

11:55 | 17 Mars 2015

Pas shfaqjes së fotografisë së parë të modelit Sony Xperia Z4, sot janë shfaqur edhe tri fotografitë e reja, të cilat tregojnë më mirë se si duket ky smartfon.

Këto fotografi i ka publikuar, si zakonisht, llogaria e famshme në Twitter, @onleaks, e cila na dha një pamje më të afërt të flagshipit të ri të kompanisë Sony.

Pasardhësi i ardhshëm i smartfonit Sony Xperia Z3, posedon dizajnin e famshëm, OmniBalance, transmeton Koha.net. Sony Xperia Z4 posedon disa karakteristika të dizajnit nga paraardhësi i tij, por edhe nga modeli Sony Xperia Z2.

Porti pranë microUSB-së, në fund të smartfonit, tani për tani është misteri më i madh i këtij smartfoni të pa paralajmëruar dhe duhet të përmendim se posedon edhe audio lidhjen prej 3.5 mm në krye.

Në anën e pasme të këtij smartfoni gjenden etiketat dhe thuhet se dizajni përfundimtar ndoshta mund të jetë më ndryshe.

Sony Xperia Z4 do të duhej të karakterizohej me procesorin Snapdragon 810 Qualcomm, ekranin 5.2-inç QHD, kamerën 20.7MP, si dhe me sistemin operativ Android Lollipop.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara