Sot Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Shëndetin Riprodhues dhe Fertilizimin e Asistuar Mjekësor, duke i hapur rrugë që ky projektligj të procedohet për aprovim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Në komunikatën e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se me miratimin e këtij Projektligji rregullohet kujdesi shëndetësor, procedurat e fertilizimit të asistuar mjekësor, realizimi dhe këshillimi për këto procedura si e drejtë riprodhuese e individit kur nuk arrihet shtatzëni e dëshiruar me rrugë natyrore, përcjell arbresh.info.
Në të ardhmen, qytetarët mund të kenë mundësi që këto shërbime të rëndësishme lidhur me shëndetin riprodhues dhe Fertilizimin e Asistuar – Fertilizimi in vitro (IVF) t’i marrin edhe në institucionet publike shëndetësore.
Rregullimi i kësaj fushe tashmë edhe me ligj, krijon mundësinë për organizimin, funksionimin, rolin dhe përgjegjësitë institucionale dhe profesionale, mbikëqyrjen, inspektimin për kujdesin shëndetësor të sigurt dhe cilësor që ofrohet në fushën e shëndetit riprodhues.
Ronaldo shënon golin e parë, shpëton Al Nassrin nga humbja
Kupa e Kosovës, Caktohen gjyqtarët e ndeshjeve të 1/8 së fin...
Erdogani pret Kurtin në një pallat në Stamboll
Osmani kërkon drejtësi për masakrën e 3-4 shkurtit të vitit ...
Blinken shtyn udhëtimin në Pekin pas zbulimit të balonës spi...
Kampi Nacional hap dyert për akomodimin e ekipeve kombëtare