Shoqata Down Syndrome Kosova, organizon sot aktivitete në nderë të Ditës Botërore të sindromës Down.
Në kuadër të kësaj ngjarje edhe këtë vit organizohen aktivitete të cilat kanë për qëllim të ngrisin vetëdijen e qytetarëve mbi nevojat dhe realizimin e të drejtave të personave me sindromën Down, në kuadër të shënimit të Ditës Botërore.
Në kuadër të kësaj dite do të përurohen hapësirat e reja të Shoqatës Down Syndrome Kosova qendra në Prishtinë.
Në këtë aktivitet do të marrin pjesë Kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë së Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës Dren Kukaj si dhe Hajdar Hoxha Drejtor Ekzekutiv në Ndërrmarrjen Publike Banesore.
Po ashtu gjatë kësaj dite do të organizohet edhe konferenca “Aftësia e Kufizuar Intelektuale në Kosovë”.
Në kuadër të kësaj konference do të jenë të ftuar përfaqësues të institusioneve qendrore të Republikës së Kosovës, njohës të fushës së Aftësisë së Kufizuar intelektuale në Kosovë si dhe aktivistë dhe mbështetës të kauzës sonë.
Kjo Konferencë organizohet në kuadër të projektit “Mëso më Mbështet Mua”, që zbatohet nga Shoqata Down Syndrome Kosova.
Projekti financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, bashkë-financohet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA), dhe mbështetet nga Save the Children në Kosovë në bashkëpunim me Qendrën Evropiane për Politika të Mirëqenies Sociale dhe Kërkim.
Hoxha falënderon Rubion për nderimin e Nënë Terezës
Nis dizensektimi në zona endemike, Muja: 971 mijë euro për s...
Ligji i ri për Shtetësinë përplas partitë politike, Sveçla: ...
Sulm me bombë ndaj trenit në Pakistan, 24 të vdekur dhe dhje...
A e bashkoi apo e përçau Osmani LDK-në?, flet Haziri
Afati për regjistrimin e personave me nevoja të veçanta deri...