Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me Shoqatën Kosovare të Personave të Shurdhër do të organizoj konferencë e cila mbahet me rastin e shënimit të Ditës dhe Javës Ndërkombëtare për Personat e Shurdhër në Republikën e Kosovës.
Republika e Kosovës këtë vit ka jetësuar me sukses të drejtën e qytetarëve të shurdhër për të marr shërbime në gjuhën e shenjave sipas nevojave të tyre në të
gjitha institucionet publike në vend. Si rrjedhojë në këtë konferencë do të diskutohet mbi progresin në këtë proces si dhe sfidat e tjera që kanë personat e shurdhër dhe në përgjithësi personat me aftësi të kufizuar në realizimin e të drejtave të tyre.
Për më tepër kjo ditë promovon synimin dhe angazhimin e Qeverisë që Personat me Aftësi të Kufizuara dhe veçanërisht në këtë rast Personat e Shurdhër të trajtohen me dinjitet dhe të mos mbesin të margjinalizuar por të jenë pjesë e barabartë dhe aktive e shoqërisë tonë./arbresh.info/
Nagavci prezanton kandidaturën e Feride Rushitit për preside...
“PDK nuk merr pjesë në seancë”, Përparim Gruda direkt në Pre...
Haxhiu i bën thirrje opozitës që të vijnë në sallë
Bekë Berisha thotë se do të shkojnë në seancë: Nuk i njoh dy...
Nis seanca për presidentin, sërish pa opozitën
Gola thotë se orientimi i VV’së është për zgjedhjen e Feride...