Ministria e Kulturës, Rinisë, dhe Sportit (MKRS) organizon sot ngjarjen e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit.
Dita ndërkombëtare e vullnetarëve do të përfshijë fjalime inspiruese nga Kujtim Gashi, Ministër i Ministrisë së Kultures, Rinisë, dhe Sportit, Dr. Brandao Co, Head of UNICEF Office, Jan Braathu, Ambasadori i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Blerim Azizi, UNV dhe vullnetarët e rinj dhe të reja, mbi rëndësinë e shërbimit në komunitet dhe vullnetarizmit.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit është institucion kompetent për njohjen e statusit të vullnetarit rinor dhe përvojën e punës vullnetare bazuar në Udhëzimin Administrativ për Punë Vullnetare Nr.01/2016.
Gjithashtu sot do te publikohet platforma për Vullnetarët e Kosovës, përmes së cilës vullnetarëve të rinj mund të ju njihet puna zyrtarisht, dhe të pajisen me certifikata.
Kjo ngjarje mbështetet nga UNICEF Innovations Lab Kosovo, misioni i OSBE-së në Kosovë dhe UNV
Hamza takon veteranin që humbi shtatë fëmijë në luftë: Përba...
Osmani e Abdixhiku mbajnë sot takim me bashkatdhetarët në Cy...
Irani: Memorandumi i mundshëm me SHBA përfshin përfundimin e...
Rezidenca në Kiev ku jetonte u shkatërrua nga sulmet ruse, f...
Lamtumirë emocionuese në Santiago Bernabeu: Dani Carvajal i ...
Axios: SHBA dhe Irani drejt memorandumit historik për armëpu...