Kosova sot shënon Ditën Ndërkombëtare të Veshkave. Edhe pse ende në Kosovë nuk ka statistika për numrin e të prekurve nga kjo sëmundje. Sipas statistikave botërore, në Kosovë mund të jenë të prekur 200 mijë banorë, shkruan Arbresh.info.
Veshkat po bëhen problem çdo ditë e më shumë i shëndetit publik në mbarë botën.
Sot Shoqata e Nefrologëve të Kosovës së bashku me Klinikën e Nefrologjisë në sheshin “Nënë Tereza”, hapi një tendë ku qytetarëve do t’u matet tensioni i gjakut dhe sheqeri në gjak.
Kryetari i shoqatës, Prof. Ymer Elezi thotë se ende nuk ka statistika për Kosovë, mirëpo sipas statistikave botërore janë të prekur nga sëmundja e veshakeve 10 për qind e popullatës, kështu sillet numri edhe në Kosovë.
“10 për qind të popullatës vuajnë nga sëmundja e veshkave në botë, faktorë të kësaj sëmundje janë diabeti dhe shtypja e lartë, në këtë vit sipas statistikave botërore është edhe obeziteti ose mbipesha”, përfundon Elezi .
Ndërkaq Elezi sa i përket aktivitetet tjera pas kësaj që shënohet në tërë botën thotë se përveç kësaj dite mungon informimi i qytetarëve.
“Qe 9 vite e mbajmë rregullisht Ditën Ndërkombëtare të Veshakeve, duhet cekur se mediat janë shumë të rëndësishme për sensibilizimin e opinionit, gjithashtu edhe qytetarët duhet të kenë nën kontroll shëndetin e tyre duke e kontrolluar shtypjen e gjakut dhe sheqerin në gjak”, përfundon Elezi
Duhet cekur se Shoqata e Nefrologëve të Kosovës për të shënuar këtë ditë, në Prishtinë ka shpërndarë edhe fletushka me udhëzime për ruajtjen e veshkave, në këto udhëzues, shkruhet të konsumojnë ushqime të shëndetshme, të jenë aktivë në vazhdimësi të kenë kontroll në peshën trupore, gjithashtu u panë shumë qytetarë që kishin interesimin për matjen e shtypjes së gjakut dhe sheqerit në gjak.
Veshkat janë organe të komplikuara dhe të mahnitshme, kanë role të shumta në organizmin tonë. Ato rregullojnë ekuilibrin e ujit në trup, eliminojnë një sërë toksinash nga trupi, prodhojnë disa hormone etj./Arbresh.info

Trump: Nuk ka rëndësi marrëveshja, ne e kemi mposhtur atë ve...
Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance: Ky është lajm shum...
Me sot diell dhe pjesërisht i vranët, temperaturat deri në 1...
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici