Me rastin e 11 korrikut, Ditës Botërore të Popullsisë, Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara – UNFPA Zyra në Kosovë në partneritet me Institucionin e Avokatit të Popullit – IAP organizojnë tryezën “Planifikimi familjar është e drejtë njerëzore!”.
Dita Botërore e Popullsisë është një ngjarje e përvitshme e cila synon të fokusojë vëmendjen në urgjencën dhe rëndësinë e çështjeve të popullsisë siç janë planifikimi familjar, barazia gjinore, varfëria, shëndeti i nënave dhe të drejtat e njeriut.
Qëllimi i kësaj tryeze është vazhdimi i avokimit për zbatimin e rekomandimeve që dalin nga raporti i vlerësimit “Të Drejtat në Shëndetin Seksual dhe Riprodhues në Kosovë: Një Realitet Përtej Ligjit” me fokus të veçantë në fushën e të drejtave të planifikimit familjar dhe sigurimin e mjeteve kontraceptive si pjesë e listës esenciale të barërave.
Kjo tryeze do t’i mbledhë akterët siç janë anëtarët e Parlamentit (komisionet për shëndetësi, të drejta të njeriut, barazi gjinore dhe arsim), Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Arsimit, Organizatat e Shoqërisë Civile, Mediat, Organizatat ndërkombëtare etj. për të diskutuar dhe avokuar lidhur me Planifikimin Familjar në vendin tonë, si një e drejtë njerëzore që duhet të respektohet.
U tha se Italia do ta zëvendësojë Iranin në Kupën e Botës – ...
Tërmeti me magnitudë 5.7 godet Greqinë
Publikohen çmimet e derivateve për sot, nafta një cent më li...
Nisin homazhet në nderim të akademikut Rexhep Qosja
Haxhiu bën homazhe dhe shkruan në Librin e Zisë për Rexhep Q...
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...