Shëndetësia në tre nivelet në tërë Kosovën do të futet në grevë ditën e premte, me kërkesën për zbatimin e Ligjit të ri për Pagat
Ky është vendimi i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë, i cili vjen pas takimit me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.
“Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës njofton opinioin e gjerë se me datë 11.12.2019 në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Drejtues diskutoi në lidhje me situatën e krijuar pas dërgimit të Ligjit mbi Pagat në sektorin publik nga ana e Avokatit të Popullit në Gjykatën Kushtetuese, si dhe bashkërendimin e aktiviteteve me Sindikatën e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës dhe Sindikatën e Policisë së Kosovës, morën vendim me shumicë votash që me datën 13 Dhjetor 2019 duke filluar nga ora 07:00-15:00 të mbahet Grevë e Përgjithshme brenda institucioneve shëndetësore të tri niveleve të sistemit shëndetësor parësor,dytësor dhe tretësor me moton: Presim pagat me Ligjin e ri”, thuhet në njoftimin e FSSHK-së.
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...
Via Ferrata dhe Ura Tibetiane në Jezerc të Ferizajt rrisin t...
Moti sot i vranët, vende-vende parashihen riga shiu
Kristi rikthehet në shtëpinë e BBVA
Kiana Kryeziu rikthehet sot në Milano-Cortina 2026