Shefi i UNMIKU-ut për Kosovë, Zahir Tanin, ka vizituar komunën e Mitrovicës ku është pritur nga kryetari, Agim Bahtiri për të diskutuar për situatën dhe zhvillimet aktuale mbi urën e Ibrit.
Ai këtë vizitë e bëri me qëllim që të shihen se cilat janë mundësitë dhe rrugët për zgjidhjen e kësaj çështje dhe për të ecur përpara.
Bahtiri tha se gjendja e sigurisë në këtë komunë është përmirësuar dukshëm.
“Kjo shihet edhe nga rënia e madhe e të gjitha incidenteve e posaçërisht të atyre ndëretnike, ku gjatë 5 viteve të fundit janë shënuar vetëm rreth tetë incidente ndëretnike serioze”, tha ai.
Ai, po ashtu u tha të pranishmëve se në vitin 2014, në Bruksel, kanë filluar negociatat për hapjen e urës për lëvizje dhe qarkullim të lirë të njerëzve dhe të automjeteve, por është pala serbe ajo që po e pengon përurimin e urës, edhe përkundër interesimit dhe kërkesës së qytetarëve të të gjitha përkatësive etnike.
“Unë jam i përkushtuar dhe i vendosur që hapjen e urës ta bëjmë me marrëveshje dhe në bashkëpunim me kryetarin e komunës veriore Goran Rakiq, sepse kjo është mënyra më e mirë dhe më e duhura për zgjidhjen e kësaj çështje, e cila është në interes vital të të gjithë qytetarëve. Por, nëse do të vazhdojë akoma sjellja refuzuese e kryetarit Rakiq dhe mos reagimi i ndërkombëtarëve, atëherë organet e Republikës së Kosovës duhet të funksionojnë dhe të kryejnë detyrën e tyre për hapjen e urës. Çështja e hapjes së urës nuk bën dhe nuk guxon në asnjë mënyrë të ndërlidhet me procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, tha ndër të tjera kryetari ai.
Shefi i UNMIK-ut Zahir Tanin, tha se bashkësia ndërkombëtare natyrisht se është e interesuar për normalizimin e plotë të raporteve ndërmjet dy palëve dhe se marrëveshjet e arritura deri tash duhet të zbatohen nga të gjithë dhe në tërësi.
Ndërsa, Tanin ishte i shoqëruar nga zëvendës shefi i UNMIK-ut, Robert Pulver, shefi i Zyrës Rajonale të UNMIK-ut për Mitrovicën, Danilo Rosales Diaz dhe bashkëpunëtorë të tjerë.
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...
Trump zotohet se do ta godasin Iranin “shumë fort” në ditët ...
Patriarku serb letër propaganduese Papës, Putinit e Trumpit:...
Kërkohet paraburgim ndaj 5 të pandehurve për bixhoz
Osmani priti në takim ambasadorin e Italisë, Maurizio Antoni...
IKSHPK: 6 vjet nga rasti i parë me COVID-19 në Kosovë