Refik Beqiri për nëntë vjet ka qenë shef i Arsimit në komunën e Prishtinës. Tashmë atë komuna e ka përjashtuar nga puna.
Beqiri në një komunikatë për media bën të ditur se është përjashtuar nga puna me një vendim të një komisioni siç thotë ai gjysmak të iniciuar nga Drejtoresha e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Vendimin për largimin nga puna, siç thotë Beqiri e kanë nënshkruar dy anëtarë të komisionit, derisa anëtari i tretë është tërhequr.
Arsyetimet për largimin e tij nga puna Beqiri, i quan banale dhe totalisht të pabaza.
Për detajet e kësaj çka ka ndodhur Beqiri, do të informojë sot në një konferencë për media e paralajmëruar për orën 11 para objektit të komunës së Prishtinës.
Beqiri ka shërbyer në postin e shefit të arsimit në komunë nëntë vjet ndërsa ka përvojë 38 vjeçare në lëmin e arsimit.
Kryqi i Kuq dënon sulmin që vrau tre punëtorë të tij në Donj...
SHBA masa shtesë ndaj qeverisë së Venezuelës
Sulmet izraelite vrasin 18 persona në Gaza
Shtatorja e ish-presidentit Rugova, do të vendoset dhe në Pr...
Ushtarët gjermanë të KFOR-it kryejnë trajnime për kontrollin...
SHBA, kërcënime për bombë, mbyllet bashkia e Ohajos