Shasha: Zhurma e sulmet mbi raportin e sotëm, vërtetojnë të gjeturat e studimit mbi dezinformatat

11:16 | 6 Dhjetor 2020

Demush Shasha drejtor ekzekutiv në Institutin EPIK, vlerëson se zhurma e bërë pas publikimit të raportit të bërë për Parlamentin Evropian, se “dezinformatat rrëzuan Qeverinë Kurti”, vetëm vërtetojnë të gjeturat e studimit mbi dezinformata.

Shasha përmes një shkrimi në Facebook, thotë se në Kosovë është bërë trend që sa herë të ketë raporte ndërkombëtare, të kundërshtohen e të bëhet zhurmë, transmeton Arbresh.info.

Ai ka dhënë disa të dhëna se ku është bazuar raporti:

Tani ka dal raporti i radhës i Parlamentit Evropian. Raporti është hulumtim i pavarur i hulumtuesve me renome të BE-së. Raporti u vlerësua nga ana e Eurodeputetve si “studim i shkëlqyeshëm” dhe i “rëndësisë së veçantë”. Gjeturat e hulumtimit bazohen në analizimin e:

– 74 fushatave dezinformuese,

– 53 mediumeve publike dhe private,

– 180,000 postimeve në rrjete sociale;

– 32 milion ndërveprimeve në rrjete sociale (view, share, like); dhe

– 256 citimeve bibliografike.

Ky është postimi i plotë:

Është një trend që sa herë del një raport ndërkombëtar, ne e kundërshtojmë me zhurmë. Jo me fakte dhe të dhëna – por me zhurmë. Në kafe, në rrjete sociale, ku do.

Për shembull, del raporti i Këshillit të Evropës, krijohet tepër shumë zhurmë. Del raporti i Transparency International, prapë shumë zhurmë. Del raporti Departamentit Amerikan të Shtetit – prapë zhurmë.

Tani ka dal raporti i radhës i Parlamentit Evropian. Raporti është hulumtim i pavarur i hulumtuesve me renome të BE-së. Raporti u vlerësua nga ana e Eurodeputetve si “studim i shkëlqyeshëm” dhe i “rëndësisë së veçantë”. Gjeturat e hulumtimit bazohen në analizimin e:

– 74 fushatave dezinformuese,

– 53 mediumeve publike dhe private,

– 180,000 postimeve në rrjete sociale;

– 32 milion ndërveprimeve në rrjete sociale (view, share, like); dhe

– 256 citimeve bibliografike.

Tani, zhurma dhe sulmet e pa arsyeshme mbi raportin apo autorët e raportit, ironikisht vetëm vërtetojnë të gjeturat e studimit mbi dezinformatat.

Por duke lënë këtë parëndësi anash, studimi ngre një çështje të rëndësishme – ndikimin gjithnjë më të madh të Rusisë në diskursin publik përmes ngritjes së infrastrukturës komplekse dhe proaktive të mjeteve të dezinformimit që kanë për qëllim dëmtimin e vlerave dhe perspektives perëndimore të rajonit. Kjo nuk është sfidë vetëm për Kosovën. Sidoqoftë në rastin e Kosovës kjo përbënë një kërcënim më të theksuar pasi që Kosova ka strukturat e brishta institucionale dhe është e ekspozuar ndaj një presioni të vazhdueshëm gjeopolitik për shkak statusit të kontestuar në skenën ndërkombëtare.

Lajmi i mirë është se SHBA dhe BE nuk janë duke qëndruar duarkryq. BE-ja tani më ka lansuar një iniciativë për bashkëpunim më të fuqishëm transatlantik me SHBA ku fuqizimi i proceseve demokratike dhe strukturave multilaterale është njëri nga prioritetet. Në pjesën e parë të vitit 2021 pritet të mbahet samiti transatlantik në mes SHBA dhe BE.

Ndërkohë, inkurajoj të gjithë të lexojnë raportin. Përveç aspekteve serioze të studimit që meritojnë vëmendjen më të lartë, studimi citon shembuj më qesharak të lajmeve të rreme në rajon – nga “SHBA dhe Anglia do bëjnë një sulm terrorist mbi Republika Srpska”, e deri te “Shqiptarët planifikojnë të rrëmbejnë Novak Djokovicin”.

Mustafa për studimin e PE: Nuk marrin fund as përpjekjet denigruese dhe poshtëruese të Vetëvendosjes dhe shokëve të tyre me përvoja të gjata dhe dashuri ruse

Lajmet më të lexuara