Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Prizren, ka bërë të ditur se ka nominuar, njëzëri, Shaqir Totajn si kandidat për një mandat të dytë për kryetar të Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025.
“Jam thellësisht mirënjohës për besimin e dhënë. Ky besim është nxitje për të vazhduar me përkushtim edhe më të madh në shërbim të qytetarëve tanë”, tha Totaj.
Ai theksoi se gjatë mandatit të parë janë realizuar investime në fusha kyçe si infrastruktura, arsimi dhe shëndetësia, ndërsa si një nga arritjet kryesore përmendi fitimin e Grantit të Performancës për qeverisje të mirë.
Sulmi rus me dron dhe raketa në Kiev vrau 6 persona
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën
Elezi: Nesër fillon numërimi i votave jashtë Kosovës
Modriqi siguron edhe Botërorin e pestë
SPAK-u me aktakuzë ndaj kryebashkiakes së Roskovecit për shk...
Fundjava vjen kryesisht me diell, temperaturat arrijnë deri ...