Shala: Këshilli Organizativ i Qeverisë mori vendim që FSK-ja të mos parakalojë për Pavarësi

08:50 | 15 Shkurt 2017
Arbresh.info

Për përvjetorët e Pavarësisë së Kosovës jemi mësuar të shohim parakalim e Forcave të Sigurisë së Kosovës të cilët bëjnë krenarë jo vetëm familjet e tyre por gjithë popullin e Kosovës.

Por ky përvjetor i nëntë duket se nuk do të ketë hijeshinë sikurse përvjetorët e kaluar pasi që këtë vit nuk do të ketë parakalim të FSK-së, shkruan portali Arbresh.info.

Zyrtari për marrëdhënie me Publikun në Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës Ibrahim Shala ka thënë se këtë vit nuk do të ketë parakalim të FSK-së dhe se kjo është vendosur nga Këshilli Organizativ i Qeverisë.

“Është e vërtetë që ne nuk do të marrim pjesë përveç njësisë ceremoniale që marrin pjesë në homazhe tek varri i presidentit dhe në Prekaz, por parakalim nuk do të ketë. Arsyeja pse nuk do të ketë parakalim është se kështu e ka vendosur Këshilli Organizativ Qeveritar që udhëhiqet nga Qeveria, por nuk ka ndonjë arsye të posaçme, është vendim i këtij Këshilli dhe ne zbatojmë”, tha ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme