Shahini flet për përfituesit në pandemi: Pako përfshinte të gjitha bizneset, Ligji s’mund t’i ndante

00:57 | 23 Prill 2021

Agim Shahini nga Aleanca Kosovare e Bizneseve, ka folur rreth debatit publik të krijuar rreth shpërndarjes së mjeteve financiare nga Qeveria Hoti, si masë mbështetëse për bizneset në kohë pandemie.

Ai thotë me pakon e parë të qeverisë, si AKB janë pajtuar që të mbështeten të gjithë punëtorët, njofton Klan Kosova.

”Ne si AKB edhe në Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, edhe në komunikim të drejtpërsëdrejti, jemi pajtu që në pakon e parë, të mbështeten të gjithë punëtorët, pavarësisht nëse janë prekur apo jo nga pandemia”.

”Sepse nëse marrim 37 mijë biznese, që kanë marrë këto ndihma, ne vlerësojmë që janë prek shumë më shumë biznese që nuk janë prekur nga kriza”.

Megjithatë ai në Edicionin Special, foli edhe nëse është dashur të marrin para bizneset e mëdha që kanë përfituar dhe funskionuar gjatë pandemisë.

”Këtu ligji nuk ka mund t’i ndajë ata sepse ajo pako ka qenë për të gjithë bizneset dhe kriter ka qenë punëtori”.

”Kush ka pasur të punësuar më shumë, ka përfituar më shumë.  Kush ka pasur të punësuar, në formë formale”.

”Mendoj që këtu Qeveria ka bërë mirë me mbështetjen në herën e parë, duke iu dhënë të gjithëve, por ka bërë keq që nuk ka vazhduar t’i mbështes edhe më tutje bizneset”.

A është dashur që kriteret të jenë ndryshe?

”Kriza ka qenë për të gjithë njëjtë, pavarësisht nëse kanë punuar në sektor të ndryshëm apo jo. Edhe marketet nuk kanë punuar me kapacitete të plota. Kanë qenë të ndara. Edhe pse kanë pasë shitje të madhe të shitjeve të produkteve ushqimore. Të gjitha këto, ne i dijmë që kanë pasë. Edhe ne si AKB e kemi kritikuar qeverinë. Por qeveria në planet e tyre, ka pasur të vazhdojë me pako të tjera për mbështetje”.

Lajmet më të lexuara