Ndonëse kanë kaluar 106 vjet prej shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë (1912), shqiptarët anembanë trojeve etnike po vazhdojnë të ballafaqohen me sfida e me probleme të ndryshme.
Kështu vlerësojnë historianët, njohësit e çështjeve politike dhe vetë përfaqësuesit politikë nga gjitha viset shqiptare në Ballkan, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Ata konsiderojnë se historia është treguar e padrejtë në raport me shqiptarët, pasi përgjatë viteve janë përballur me sakrifica, me luftëra e me copëtim të trojeve shqiptare. Megjithëkëtë, më së shumti në këtë mes sipas tyre janë dëmtuar shqiptarët që mbetën jashtë kufijve të Shqipërisë pas pavarësimit të saj.
Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Mal të Zi vlerësojnë se ruajtja e identitetit nacional ende mbetet sfidë e tyre. Ndërkohë, padrejtësitë që akoma u bëhen shqiptarëve në Luginë të Preshevës vlerësohet se nuk ndodhin askund tjetër në botë. Por pavarësisht këtyre sfidave, historianë e njohës të çështjeve politike thonë se shqiptarët kanë arsye të shpresojnë në një të ardhme me perspektivë, duke realizuar ëndrrën shekullore të integrimit të plotë në Bashkimin Evropian (BE)
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...