Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka raportuar në Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike.
Ai ka thënë se Serbia është duke bërë një lobim shumë të madh tek shtetet që e kanë njohur Kosovën që ti tërhekun njohjet e tyre.
“Gjatë rrugëtimeve të mia nuk ka shtet që Serbia nuk ka një delegacion permanent i cili mban lidhje të ngushta me Ministritë respektove të këtyre shteteve. Shembull në Afrikën e Jugut pasi shkuam nga rezidenca e Presidentit në një hotel gjetëm një grup të madh të Serbisë ku sipas informatave Serbia ka apraparë një buxhet prej 300 milionësh ku kanë angazhuar një grup ekspertësh që të vizitojnë shtetet e jashtme dhe të lobojnë kundër Kosovës”, ka thënë ai, raporton Arbresh.info.
Pacolli shtoi se nuk iu ka se sipas tij në tre muajt e fundit ka qenë i angazhuar dhe ka qenë jashtë Kosovës.
“Nuk ka pasur asnjë arsye tjetër që të mos vij dhe të mos raportoj. Unë jam i gatshëm të vij dhe të raportoj sa herë që është e nevojshme”, ka thënë ai.
Sa i përket çështjes së njohjëve ka thënë se janë duke punuar dhe nuk do të ndalen.
“Jemi duke lobuar për disa njohje tjera si me Madagaskarin,Argjentinë, Paraguajn. Njohja nga Madagaskari do të ndodh shumë shpejt”, ka thënë ai./Arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1677022285696190/
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë