Profesori universitar Arben Fetoshi thotë se dështimi i Josep Borrell si kryediplomat i BE-së duke mos arritur ta ruajë neutralitetin si ndërmjetës, shpjegon dështimin 10 vjeçar të BE-së si faktor politik ndërkombëtar dhe domosdoshmërinë e përfshirjes së drejtpërdrejt të SHBA-ve në zgjidhjen e problemit Kosovë-Serbi.
Fetoshi e ka quajtur Serbinë si dashnore e dy shteteve të forta Amerikë-Rusi.
“Interesi strategjik i Perëndimit për ta shkëputur Serbinë nga Rusia, nuk mund të realizohet në kurriz të Kosovës, por vetëm në funksion të normalizimit dhe forcimit të paqes në Ballkan. Për këtë arsye, #US dhe #EU duhet ta kushtëzojnë Serbinë që ta pranojë sa më parë normalizimin me Republikën e Kosovës dhe t’ia bëjnë të pamundur aktrimin e blerjen e kohës nga pozicioni i “dashnores” së dy të fortëve – Rusisë dhe SHBA-ve”, ka thënë ai.
Sipas Fetoshit, çdo qasje tjetër çon në zgjidhje të keqe me potencial konflikti të ri. /arbresh.info/
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale