Senatori amerikan: Kosova dhe Serbia të bëjnë zgjedhje të vështira për marrëveshje me njohje

08:30 | 24 Nëntor 2022

Pas marrëveshjes së fundit në Bruksel për targat, senatori amerikan, Chris Murphy, ka deklaruar se ndonëse kjo është një marrëveshje e vogël për targat e makinave, më shumë është marrëveshje emocionale, e cila, po të mos arrihej do ta rrezikonte sigurinë në veri të Kosovës.

Në një postim në Twitter, Murphy bëri thirrje për liderët e dy vendeve që të bëjnë edhe zgjedhje të vështira në mënyrë që të arrijnë marrëveshje me njohjen reciproke si pjesë e saj, përcjell arbresh.info.

“Kjo tingëllon si një marrëveshje e vogël – një marrëveshje për targat e makinave – por në fakt është një çështje shumë emocionale që kërcënoi sigurinë. Tani liderët serbë dhe kosovarë duhet të bëjnë zgjedhjet e vështira të nevojshme për të arritur një marrëveshje për njohje reciproke”, shkruan Murphy.

Shpërndaje në rrjete sociale