Google ADS

Selmani: Vizita e Kurtit në Maqedoninë e Veriut do duhej të ishte shtetërore

23:43 | 11 Gusht 2023
Diellza Gashi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka vizituar Maqedoninë e Veriut, ku është pritur në takime nga dy kryetarë të komunave në shtetin fqinjë.

Por profesori universitar në Shkup, Bashkim Selmani, theksoi se vizita e kryeministrit Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut është e mangët, pa takuar të gjithë spektrin politik të shqiptarëve atje.

Ai tha se takimet që i ka pasur sot kryeministri Kurti, nuk janë shumë unifikuese, edhe pse ai thotë që Kurti ka bashkëpunim dhe marrëdhënie me të gjithë liderët e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“Kjo vizitë do duhej të ishte organizuar më mirë. Kurti duhej të pritej në mënyrë shtetërore nga qeveria e Maqedonisë së Veriut”, tha ai për magazinën informative “Lajmet e Fundit” në RTK.

Të ngjashme