Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë se prishja e koalicionit me VV’në ka qenë vendimi më i mirë i LDK’së në 20 vitet e fundit.
“Kishim një bashkëpunim tepër të mirë në opozitë. Ishim konstruktiv dhe korrekt. Menduam se VV kishte lëvizur nga veprimet e vjetar që më shumë i ngjanin veprimeve para-politike se një partia të konsoliduar. Rrëzuam qeverinë me bashkëpunim”, tha ai në Pressing.
“Filluan të përdorin LDK’në sikur një aksesorë. Mendonin të përdornin dhe të na hidhnin tutje. Kurti nuk e kam kuptuar kurrë në qeverisje. Filloi me shkelje të kushtetutës. Pastaj me prishje të marrëdhënieve me partnerë dhe cka më ka lënduar më së shumti: izolimi total. U prishëm edhe me Shqipërinë. Dy kryeministra shqitparë nuk flsinin. Filluan sanksionet. Menduam se për vendin është zgjidhja më e mirë që të rrëzohet qeveria. Mendoj se ndër vendimet më të mira në 20 vitet e fundit të LDK’së, është prishja e këtij koalicioni. Kemi arritur maksimumin brenda këtyre muajve”, shtoi ai.
Shkëndija fiton derbin me Vardarin dhe rihap garën për titul...
Policia e Kosovës dhe Shërbimi Sekret Amerikan drejt bashkëp...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi të braktisur në...
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”
Llapi siguron gjysmëfinalen pas ekzekutimit të penalltive
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e ...