Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, e ka quajtur turp e hipokrizi faktin që sot për nder të ditës së Presidentit, në Muzeun e Kosovës, ku u mbajt një ekspozitë u ku u vlerësua edhe kontributi i presidentit historik Ibrahim Rugova, folën Hashim Thaçi e Bujar Bukoshi.
Ka thënë se njerëzit e tillë, jo që nuk do duhej lejuar të flisnin për Presidentin Rugova në ngjarjet e tilla, por ata as në cilësinë e vizitorëve nuk e kanë vendin aty.
Ka përmendur disa fjalë që Thaçi e ka shquar figurën e Ibrahim Rugovës në librin e tij, ku ndër të tjera, e quan pijanec, i nënshtruar, defetist, frikacak, e njeri që pinte vazhdimisht konjak.
Ky është komenti i plotë i deputetit Driton Selmanaj në Facebook:
Hipokrizia nuk paska fund!
Sot isha për një vizitë në Muzeun e Kosovës, ku për nder të ditës së Presidentit, ky institucion kishte hapur ekspozitën me titull “Kontributi i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova në Shtetformimin e Kosovës”. Duhet vlerësuar se ekspozita ishte tejet e pasur ku përmes shumë eksponateve dhe fotografive pasqyrohej angazhimi politik, institucional e kombëtarë i Presidentit Rugova.
Ajo që ishte neveritëse deri në mosdurim ishte fakti se folës kryesor në këtë ngjarje ishin: Hashim Thaçi dhe Bujar Bukoshi.
Kush janë këta njerëz që të flasin për Presidentin historik Rugova?! Kush janë këta njerëz që për së gjalli të tij e luftuan me çdo mjet dhe mundësi, kurse sot i thurin elozhe figurës së tij?!
A janë këta njerëz që herë e akuzonin për tradhti kombëtare e herë lëshoheshin në banalitete duke mos ja paguar rrymën e telefonin?!!
Çfarë pafytyrësie?!!!!
A nuk është ky Hashim që gjatë luftës e kërcënonte Rugovën se do të dënohej rëndë për veprimet e tij antikombëtare?!
A nuk është ky njeri që në librin e tij autobiografik, presidentin historik Ibrahim Rugova e quan pijanec, i nënshtruar, defetist, frikacak, njeri që pinte vazhdimisht konjak, politikan pasiv, i lodhur, si kritik letrar që merrej me letërsinë e shekullit 16 dhe i papërshtatshëm për udhëheqjen e negociatave në Rambuje, që nuk mund ta menaxhonte as kollën e tij, etj etj.
Njerëzit e tillë, jo që nuk do duhej lejuar të flisnin për Presidentin Rugova në ngjarjet e tilla, por ata as në cilësinë e vizitorëve nuk e kanë vendin aty.
TURP!!!
Disa persona marrin tretman mjekësor në Gjilan – shkak tymi ...
Tragjike në Greqi/ 19-vjeçari shqiptar humb jetën, ra nga ba...
Një person shoqërohet në polici për transport ilegal të druv...
Kapen mbi 10 mijë euro të padeklaruara në një automjet në Ja...
Tritol në një automjet në Tiranë, nisin hetimet
SHBA-të godasin dy anije të tjera në Paqësor, 5 të vrarë