Sekuestrohen 570 palë këpucë sportive të dyshuara si të falsifikuara
Dogana e Kosovës, përmes Zyrës Doganore në Prishtinë, ka ndërmarrë një aksion kontrolli të suksesshëm, duke ndaluar një sasi prej 570 palë këpucësh sportive që bartnin shenjat dalluese të markës tregtare “Adidas”, të dyshuara si falsifikime.
Gjatë kontrollit të kryer nga oficerët doganorë, është vërejtur se mallrat ishin të kamufluara në mënyrë që të shmangnin identifikimin e menjëhershëm të markës, çka ngriti dyshime për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale (DPI).
“Ky rast tregon përkushtimin e Doganës së Kosovës në luftimin e mallrave të falsifikuara, si dhe në mbrojtjen e konsumatorëve dhe kompanive të ligjshme nga konkurrenca e padrejtë”, thuhet në njoftimin e tyre.
Tutje, thuhet se Dogana e Kosovës do të vazhdojë me masa të rrepta kontrolli dhe bashkëpunim me përfaqësuesit ligjorë të markave ndërkombëtare, për të siguruar zbatimin e ligjit dhe mbrojtjen e tregut vendas nga produktet e falsifikuara.
Miratohet projektligji për shërbimet e pagesave, Murati: Ule...
Çfarë dihet për armëpushimin dyjavor midis SHBA-së dhe Irani...
Agon Dobruna emërohet zëvendësministër i parë në Ministrinë ...
Spitali i ri Rajonal në Lezhë/ Rama: Problem menaxhimi, të p...
Komisioni për të Drejtat e Njeriut shpall konkurs për Avokat...
“Epoka e Iranit ka filluar”, Teherani shpall fitore pas armë...