Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu i ka shprehur ngushëllime Hashim Thaçit për vdekjen e babait të tij, Haxhi Thaçi.
Ai tha se në përgatitjen e shpalljes së pavarësisë, ka vënë re përkushtimin e tij për prindërit dhe familjen, shkruan Arbresh.info.
“Përmes kësaj shkrese dua t’i shpreh ngushëllime Presidentit Hashim Thaçi dhe familjes Thaçi për ndarjen nga jeta të të dashurit tuaj Haxhi Thaçi, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Me Presidentin Thaçi ishim bashkë në përgatitjen e shpalljes së pavarësisë, ku kisha vërejtur se kisha të bëj me një njeri të përkushtuar për prindërit dhe familjen.”, ka shkruar ai.
Ai theksoi se jeta nuk është treguar e butë me Haxhi Thaçin.
“Sikur për shumë prindër shqiptarë në Kosovë, jeta nuk u tregua e butë me Haxhi Thaçin. Shpresoj që i dashuri juaj të gjej pushimin e merituar dhe që familja Thaçi të gjej forcën për ta tajkaluar edhe këtë dhimbje.”, u shpreh Sejdiu./Arbresh.info/
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një ...
Zyrtare: Malisheva ndanë rrugët me trajnerin Elon Berisha
Negociatat SHBA-Iran në Islamabad vazhdojnë, Witkoff dhe Kus...
Kurti kujton masakrën në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenoci...
Kosova mes vetëkënaqësisë dhe rrezikut real
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...