Vazhdimi i seancës së 38-të konstituive të Kuvendit të Kosovës është ndërprerë të premten, pasi përfaqësuesit e partive politike janë pajtuar që ajo të shtyhet për pas takimit që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thirrur për të shtunën.
Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, bëri të ditur se kjo marrëveshje është arritur gjatë një takimi konsultativ me përfaqësuesit e subjekteve parlamentare, të zhvilluar para nisjes së seancës.
Ndryshe, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se aktgjykimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese e bën të qartë se përgjegjësia për konstituimin e Kuvendit i takon të gjithë deputetëve, jo vetëm subjektit fitues.
Ai ka paralajmëruar mbajtjen e një takimi me liderët e partive politike të përfaqësuara në Kuvend, i cili do të mbahet të shtunën në orën 16:00.
27-vjetori i marrëveshjes që shënoi fundin e luftës në Kosov...
Operacion në disa lokacione kundër krimit të organizuar, tra...
Lista e 10 më të votuarve të LDK-së
Top 10-shja e PDK-së me e votuar deri tani për deputetë
Bernie Sanders mbështet protestat në Shqipëri
10 më të votuarit e VV-së sipas numërimit të votave deri më ...