Përderisa Ura e Ibrit vazhdon të jetë e mbyllur për qarkullim të automjeteve pavarësisht testimeve të vazhdueshme që bëhen mbi të, qeveri ka në plan ndërtimin e dy urave të tjera njëra nga to do të ndërtohet në këtë pjesë, pak metra larg Urës së Ibrit.
Ndërtimi i urave planifikohet të bëhet në anën e majtë dhe të djathtë të urës kryesore mbi Ibër, të cilat sipas qeverisë do ta lidhnin Mitrovicën e Jugut dhe atë të Veriut me qëllim lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve, integrimin dhe zhvillimin e dy pjesëve të qytetit.
Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës Hysen Durmishi në një përgjigje të shkurtër bëri të ditur se ndërtimi i këtyre urave do të nisë së shpejti.
“Jemi në procedurë, ende nuk dihet kur saktësisht do të nis ndërtimi i urave, por shumë shpejtë”, tha Durmishi për rtv21.
Ndër qytetarë shqiptarë dhe serbë në veri dhe jug të Mitrovicës ndërkaq ka mendime të ndryshme, sa i përket ndërtimit të dy urave të reja.
“Me të vërtetë s’po kuptoj, nuk duhet të ndërtohet ura e reja . Albin Kurti s’ka ku t’i harxhojë parat veç në ura, budallallëk”.
“Le t’i ndërtojnë pse jo, si ta vlerësojnë ata, nëse duhet le ta bëjnë”
“Me të vërtetë nuk e di. Edhe këto që janë ura nuk funksionojnë si duhet, s’di çka të them”.
Planet e Qeverisë në detyrë të Kosovës për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicën e ndarë, shkaktuan reagime të ashpra në Serbi dhe në mesin e serbëve lokalë, të cilët e shohin këtë veprim si provokim politik dhe jo si mjet për lidhjen e komuniteteve.
Nënkryetari i Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri, thotë se urat janë të dobishme për të gjithë qytetarët pa dallim dhe se një projekt i tillë nuk provokon tensione.
“Secila urë jo vetëm në Mitrovicë por gjithë andej Kosovës është e dobishme, kontribuon pozitivisht në mirëqenien, zhvillimin e qytetit dhe jetën e qytetarëve. Nuk nxisin tensione janë shumë të dobishme dhe i gëzohen dhe qytetarët serbë”, tha Tahiri.
Tensione nuk pret as analisti dhe gazetari serb, Branislav Krstiq sipas të cilit urat e planifikuara nga qeveria në detyrë janë të domosdoshme.
“Urat janë me bashku njerëz, me bashku komunitete. Ne kemi këtë urën aktuale, simbolin e ndarjes e trazirave…dhe ato dy ora do ta kenë rolin e vete dhe do vijën si një copë e projektit serioz për integrimin e këtij rajoni. Po të kemi mundësi të hapim edhe 10 ura tjera….Dy urat janë të domosdoshme”, tha Krstiq,
Përderisa Qeveria synon ndërtimin e urave të reja, një ditë më parë në Urën e lumit Ibër u kryen disa matje nga një kompani e kontraktuar nga Bashkimi Evropian.
Ndërkaq sa i përket urave të reja BE-ja, ka thënë se nuk janë të njoftuar për këtë projekt, duke shtuar se çdo vendim për ndërtimin e infrastrukturës mbi lumin Ibër duhet të merret me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse.
Kurti pret përfaqësues të Parlamentit britanik në Prishtinë,...
Gjeneralmajori i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Osborn uron Kos...
Zhbllokohet rruga drejt Malit të Zi, lejohet qarkullimi për ...
Trupat shqiptare në stërvitje për KFOR ’36 në Gjermani, Veng...
Përfundojnë bisedimet në Gjenevë, Zelensky akuzon Rusinë për...
Arrestohet një i ri në Ferizaj, konfiskohet armë zjarri edhe...